Organizohet konferenca ndërkombëtare Albanian DREAMin 2020

Organizohet konferenca ndërkombëtare Albanian DREAMin 2020


Organizata jo-fitimprurëse, Leadership Development Association Albania në bashkëpunim me Salesforce Trailblazer Community Groups dhe LEAP Summit 2020 organizon  konferencën  ndërkombëtare “Albanian DREAMin & LEAPin 2020”.

Në konferencë do të jenë të pranishëm rreth 250 – 300 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Amerika, Italia, Anglia, Spanja dhe rajoni. Të ftuar janë personalitete te cilët do të ndajnë me të rinjtë historitë e tyre, eksperiencat dhe sfidat qe i kanë çuar drejt suksesit.

“Albanian DREAMin 2020”, pjesë e liderit Global Salesforce Conference (https://salesforce.com/) organizohet për herë të parë në Shqipëri me fokus inovacionin dhe teknologjinë ku të rinjtë kanë hapësirën për të ndarë eksperiencat dhe idetë e tyre. Partneri kryesor i këtij eventi është Salesforce California, USA dhe Trailblazer Community. “Albanian DREAMin” përveçse një konferencë ,është edhe një eksperiencë frymëzuese dhe vizionare që duhet përjetuar. Misioni i saj është fuqizimi i të rinjve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit nëpërmjet edukimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të talenteve.

Lexo këtu: Shoqata e Lidershipit në Shqipëri dhe Kosovë fiton të drejtën ekskluzive për organizimin e konferencës LEAPin

Nga ana tjetër “LEAPin Albania 2020”ne bazë te bashkëpunimit me organizatën kroate HUKI, partnere e Komisionit Europian zhvillon për të katërtin vit rradhazi LEAPin Tirana. LEAPin është një konferencë multidisiplinare pjesë e LEAP SUMMIT Zagreb, Croatia “Where Changemakers Leap Into Action”. LEAP SUMMIT (www.leapsummit.com) konsiderohet si një lëvizje globale influencuese e fokusuar në inovacion, teknologjitë moderne, sipërmarrje, zhvillimin e karrierës dhe në histori suksesi që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës. Misioni i konferencës është të afrojë njerëz nga mbarë bota për të mësuar së bashku dhe për të zgjidhur sfidat me të cilat të rinjtë përballen në ditët e sotme.

Të  ftuar në DREAMin dhe LEAPin Albanina  janë personalitete të njohura nga fusha e biznesit, teknologjisë, sipëmarrjes dhe akademike si Rezart Prifti,Doktor Shkencash dhe Pedagog, Genti Selenica, themeluesi dhe CEO i Baboon, Eglent Bici, CEO i Mei Reality, Irsa Ruçi, Drejtoresha e Përgjithshme e SHKR, Albi Zhulali, CEO i Softmogul, Tomi Kallanxhi, Sipërmarrës-Big Media Expert, etj.

Gjatë konferencës Salesforce Trailblazer Community do të ndajë:
7 kupona çertifikimi Salesforce me vlerë 400 dollarë secili dhe do të zhvillojë giveaway me vlerë mbi 1200 dollarë (çanta, bluza, xhaketa, power bank etj). LDA Balkan LEAPiN SUMMIT dhe Salesforce Albania DREAMiN 2020 do të ndajnë çertifikata për pjesëmarrësit në fund të eventit. Do të zhvillohen kuice, lotari dhe do të ketë shumë argëtim.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0