OPEN CODING AND ROBOTICS DAY! - Business Magazine Albania

OPEN CODING AND ROBOTICS DAY!


 

open-coding-robotics-day-businessmag

Fëmijë! Të rinj!

Jeni të pasionuar pas robotikës? Doni të krijoni robotë në laboratorët me teknologjinë më të fundit?
Gjithçka është gati! Na duheni vetëm ju!

OPEN CODING AND ROBOTICS DAY është një edicion që ofrohet Albanian ICT Academy në kuadrin e Albanian Skills 2017.

Ftohen të marrin pjesë fëmijë dhe të rinj, nga 7 në 15 vjeç, që kanë dëshirë dhe interes për programimin dhe robotikën. Atyre do t’u vihen në dispozicion pajisjet e MakerSpace, Software dhe trajnues, që të kenë mundësinë të kodojnë dhe ndërtojnë një projekt robotike.

Albanian ICT Academy ofron metodat më novatore të edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Misioni ynë është të sjellim inovacion në edukimin e të rinjve dhe të pasionuarve, si dhe të zhvillojmë njohuritë e të rrisim kapacitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri.

Tek ne do të gjeni:

– ICT Academy

– Albanian MakerSpace

– Albanian ICT Summer Academy

– Albanian ICT After School

Informacione të mëtejshme:

– Data: 27 maj 2017.

– Ora: 15:00 – 17:00

– Vendi: Tirana East Gate – TEG.

Draft axhenda:

– 15:00-15:30

Prezantim Albanian ICT Academy (përfaqësues nga akademia dhe 3 fëmijë, një për secilën grup-moshë 7-10 vjec,10-12 vjeç, 12-15 vjeç). Secili fëmijë do të prezantojë një projekt robotike ose programim që ka ndërtuar vetë.

– 15:30-17:00

Të provojmë kodimin dhe ndërtimin e një projekti robotike me mbështetjen e trajnuesve të Albanian ICT Academy, ku do të punohet me qarqe Arduino, Raspberry PI, Micro:bit dhe pjesë të ndryshme elektronike qe asemblohen për ndërtimin e projekteve te robotikës.

Pasi të jenë asembluar pjesët do të ndërtohet programi për ndërtimin e funksioneve të projektit.

JU MIRËPRESIM!

Na kontaktoni ne:

Cel: 0695859758

Email: albanianictacademy@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0