
Nis punimet Samiti i dytë i Diasporës
Në datat 28 shkurt deri në 2 mars 2019 do të zhvillohet në Shqipëri Samiti i Dytë i Diasporës.
Ky aktivitet do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën.
Qëllimi i Samitit është vlerësimi i të gjitha aktiviteteve dhe angazhimeve të ndërmarra gjatë punimeve të Samitit të Parë të Diasporës, si dhe të krijojë disa struktura të reja që do të koordinojnë dhe ndjekin në vijimësi realizimin e çështjeve që do të ngrihen në Samitin e Dytë.
Në këtë kuadër, ftojmë të gjithë të interesuarit, anëtarë të diasporës shqiptare në SHBA të marrin pjesë në këtë aktivitetet madhor.
Në rast interesi dhe dëshirë për të marrë pjesë, lutem dërgimin e të dhënave të secilit (emër mbiemër, profesion, kontaktet) në adresën e emailit: [email protected]
Për më shumë detaje lexoni axhendën finale të Samitit në këtë LINK.