Nevojat Thelbësore Emocionale të Fëmijëve

Nevojat Thelbësore Emocionale të Fëmijëve


Nevojat emocionaleQendra ADAPT, nën përkujdesin e Universitetit të Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale, dep. Psikologjisë, Tiranë, organizon një seminar në fushën e zhvillimit personal & prindërimit.

Tema përmban njohuri praktike për vetë-përmirësimin, rolin në familje dhe shoqëri, sikurse sjelljen dhe përkujdesin prindëror efektiv me femijët në stadet e moshave të ndryshme.  Folës i ftuar  në event është PhD. Sajjan Sharma, psikolog amerikan, bashkë-themelues dhe këshillues i klinikave ‘Crosspoint Clinical Services’ të ndodhura në West Springfield, Worcester & Northampton, Massachusetts – SHBA.

Eventi është vlefshëm për: Prindër të moshave të ndryshme, edukatorë, mësues, studiues & punonjës socialë, mjekë, psikologë, studentë psikologjie & të shkencave sociale, etj.

Nisma: Sajjan Sharma vjen në këtë event edhe për të promovuar nismën e bamirësisë për familjet në nevoja kritike për mbijetesën, me qëllim rritjen e mesazhit kundrejt insitucioneve të ndryshme vendore për të kushtuar ëemendje të veçantë ndaj fenomenit të familjeve që ende nuk gjejnë përkrahjen e duhur për kushtet bazike.

Pjesmarrja: Hyrja për studentët e psikologjisë dhe stafin akademik në këtë seminar është falas,
ndërsa për publikun e interesuar hyrja kushton 500 lekë.

Janë të mirëpritura dhurimet apo kontributet e ndryshme në ushqim, ilaçe apo veshmbathje, të cilat do t’i shkojnë familjes së Violeta Hajrullahi e cila banon në mënyrë provizore në Qytetin Studenti në Tiranë, përbërë nga 3 gra, mes të cilave një e paralizuar, 1 nënë e moshuar dhe 2 femijë jetimë, të cilët rrezikojnë të mbeten pa strehim dhe kanë nevojë për ndihmë në ushqime, medikamente te posaçme dhe veshmbathje.

Për kontribute të veçanta, kontaktoni pastor Vangjel Kojku: 0695213225

Për info. dhe rezervime, kontaktoni Xhenisa Shehu: 0698510120

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0