Mozilla Common Voice - Business Magazine Albania

Mozilla Common Voice


Zëri është natyror, zëri është njerëzor. Kjo është arsyeja pse jemi të ngazëllyer nga krijimi i teknologjive të zërit të përdorshme për makinat tona. Por për të krijuar sisteme zëri, zhvilluesve u duhen sasi zëri tejet të mëdha të dhënash.

Projekti Common Voice është një nismë e Mozilla-s për të ndihmuar t’u mësohet makinave/kompjuterëve se si flasin njerëzit.

Website zyrtar: https://voice.mozilla.org/

Shumica e të dhënave të përdorura nga kompani të mëdha nuk jepen për shumicën e njerëzve. Mendojmë që kjo e ndalon novacionin. Ndaj Mozilla filloi Common Voice, një projekt për të ndihmuar që njohja e zërit të bëhet e hapur dhe e përdorshme nga kushdo.

Për të përmirësuar të dhënat ju ftojmë që të bashkoheni në ‘sprint-et’ e Janarit ku do regjistrohen tekste në audio. Datat si më poshtë:

  • 10 Janar – 17:10
  • 16 Janar – 17:00
  • 22 Janar – 17:00

Datat dhe detajet do publikohen së shpejti dhe në https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete

Të gjitha kontributet do publikohen në liçensë të hapur Creative Commons.

Do ketë çaj, kafe, biskota dhe ambient të ngrohtë sigurisht.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0