Mining and Trading Cryptocurrencies me Elio Pashaj - BWB Meetup

Mining and Trading Cryptocurrencies me Elio Pashaj – BWB Meetup



Shpesh në takimet tona janë ngritur diskutime rreth kriptomonedhave dhe aktiviteteve si mining apo trading i kriptomonedhave. Ne mendojmë që ky është një diskutim i rëndësishëm duke marrë parasysh dhe spekullimet dhe informacionet e pasakta që qarkullojnë.

Prandaj kemi vendosur t’ja dedikojmë takimin e rradhës kësaj teme. Synimi është që të informohemi më tepër rreth mining apo trading dhe të mësojmë nga eksperienca e njëri tjetrit.
Për të na folur mbi këtë do të kemi të ftuar Elio Pashajn.

Elio, një Inxhiner elektronik dhe i telekomunikacionit, punon si IT specialist pranë Tirana International Airport dhe gjithashtu është themelues i Ethereum Albania. Prej më shumë se 1 viti është investitor në cryptomonedha dhe një crypto enthusiast si dhe njohës shumë i mirë i procesit mining. Fitues i Nasa Space Application për Shqipërinë, fokusi i tij në të ardhmen do jetë blockchain si një metodë për sigurinë kibernetike.

Duhet theksuar që në këtë takim nuk do të jepen kurrsesi këshilla investimi ndaj çdo vendim për tu angazhuar në aktivitete me kriptomonedha është tërësisht përgjegjësia juaj. Blockchain Ëestern Balkans, të ftuarit dhe organizatorët si dhe Protik Innovation Center nuk mbajnë asnjë përgjegjësi mbi ekspozimin që pjesëtarët në takim mund të kenë rreth këtyre aktiviteteve.

***Konfirmoni pjesëmarrjen këtu https://www.meetup.com/Blockchain-Western-Balkans/events/249632994/***

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0