Mbahet sot konferenca ndërkombëtare LEAPin Prishtina - Business Magazine Albania

Mbahet sot konferenca ndërkombëtare LEAPin Prishtina


LEAPin PrishtinaLEAPin Prishtina sjell energjinë dhe vizionin e Samitit LEAP, me origjinë nga qyteti i Zagrebit, Kroaci, për komunitetet lokale në të gjithë botën. Samiti LEAP është konferencë 2 ditore, e cila mbledh më shumë se 4,000 të rinj nga më shumë se 30 vende të botës, që janë udhëheqës në komunitetet e tyre përkatëse.

Konferenca LEAPin Prishtina do të mbahet më 12 Mars 2019, me fillim nga ora 9:30, në amfiteatrin e madh të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, objekti i Institutit të Historisë dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë studentë e aktivistë të përkushtuar në zhvillimin e komunitetit, të rinj nga fusha e sipërmarrjes dhe aktivistëve nga shoqëria civile.

Në konferencë në mesin e 300 pjesëmarrësve, do jetë Ambasadorja Kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, Kryetari i Komunës së Preshevës, Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj dhe Presidenti shoqatës LDA z.Marilo Meta.

Ndërsa në panelin e folësve janë Gentiana Fanaj Këshilltare për rininë, Presidenca Kroate, Shaqir Palushi Drejtor dhe Themelues Frutex, Mentor Shuki (Show Man) Radio Prishtina, Ardit Krasniqi Drejtor dhe Themelues PortalPune, Dorina Lluka Davies National CEO YMCA, Arjeta Spahiu CEO Advoco Solutions, Pranvera Hyseni Founder & Director Astronomy Outreach of Kosovo.

Ky është viti i tretë, që Leadership Development Association Albania & Kosova (www.lda.al)* fiton patentën ekskluzive, për të sjellë në Shqipëri dhe Kosovë, një prej eventeve më të rëndësishme të Europës, Leap Summit.

Learn Engage Act Progress – LEAPin Prishtina është konferencë ndërkombëtare, e cila ka në fokus inovacionin, IT dhe teknologjitë moderne, sipërmarrjen, zhvillimin e karrierës dhe historitë motivuese që stimulojnë lidershipin dhe suksesin (www.leapsummit.com).

Falë mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës, pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit, të cilët janë regjistruar në kohë është falas.

LEAPin Prishtina 2019
*Leadership Development Association Albania & Kosova është organizate joqeveritare, e cila në fokus të veprimtarisë së saj ka fuqizimin e potencialeve tek të rinjtë, përmes aktiviteteve, trajnimeve, edukimit kryesisht joformal, shkëmbimeve rinore, duke nxitur kapacitetet dhe përfshirjen e tyre në jetën profesionale.

LEAPin Prishtina

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0