Made in Albania Bootcamp - Durrës

Made in Albania Bootcamp – Durrës


Në kuadër të Javës Europiane të Startup, Albanian Innovation Accelerator – AIA në partneritet me UNIque Junior EnterpriseAlbanianSkills, GO2 dhe universitetet e Durrësit, Shkodrës, Vlorës e Korçës, ju fton në Bootkampin Made in Albania. 

Ju ftojmë në këtë aktivitet të inovacionit të hapur që të gjithë së bashku të kontribuojmë me ide dhe zgjidhje për të kthyer qytetet në qendra të fuqishme të zhvillimit ekonomik në epokën dixhitale duke shfrytëzuar më së miri kapacitetet dhe burimet që ofron vendi ynë.

Ftojmë studentët, akademikët, nxënës e mësues të gjimnazeve në vend, punonjës të administratës e biznesmenë të qyteteve të bëhen pjesë e këtij Bootkampi Inovacioni.

Inovatorët nuk lindin. Inovatorët bëhen. Bootkampi është një nga përvojat më intensive si të dalësh me një ide, e ta kthesh atë ide në biznes. Angazhimi ynë nuk mbaron aty. Tre grupe fituese nga çdo qytet do të kenë mundësinë të futen në mentorim 6 mujor për ta kthyer idenë në sipërmarrje. Ejani në Bootkamp dhe provoni sfidën!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0