Transformimi dixhital po përfshin sot Industrinë, sipërmarrjen, shërbimet sociale, tregun e punës, jetën komunitare.
Teknologjia ka sfiduar cdo fushë të jetës duke krijuar hapësira të pashkelura dhe avantazhe të pakrahasueshme për zhvillim. Koha kërkon INOVACION dhe KREATIVITET për të siguruar konkurrueshmëri.
Nëse je një i ri me ambicje, një sipërmarrës, një profesionist apo organizatë që do të bëhesh pjesë e programit të Bashkisë Korçë për të ndërtuar ekosistemin më të favorshëm për nxitjen e inovacionit dhe kreativitet.
Nëse ke filluar nje biznes, apo ke një ide biznesi.
Nëse do të dish se si mund të punosh nga shtepia si freelancer për tregun global, ashtu si dhjetra vajza dhe djem nga Korca,
Nëse do të njihesh me histori frymëzyese suksesi nga vendi dhe bota,
Nëse do të njihesh me hapësirat, stimujt dhe lehtesitë që Bashkia Korçë është duke ndërtuar,
Atëhere bëhu pjesë e fundjavës më të veçantë të qytetit tonë të bukur, #KORÇADIGITALWEEKEND.
Me mbeshtjen e vyer të VIGAN group dhe partnereve tanë do të sjellim në një platformë aktorët më të spikatur të vendit dhe rajonit për të filluar rrugën e re të Korçës si hub i rëndësishëm rajonal i inovacionit dhe kreativitetit.
Korca jo vetëm e bukur, por edhe innovativ!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.