Konsultim rreth Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 - Business Magazine Albania

Konsultim rreth Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030


17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të njohur ndryshe dhe si Axhenda Globale 2030 është një axhendë ambicioze dhe kërkon që ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë njerëzit duke mos lenë askënd pas. Në 25 Shtator 2015, Qeveria Shqiptare u angazhua për të adaptuar axhenden 2030 edhe në Shqipëri duke iu bashkuar 193 shteteve që zotoheshin në arritjen e tyre. 

Të rinjtë luajnë një rol të rëndësishëm në këtë axhendë zhvillimi të qëndrueshëm duke qenë pjesë e patjetërsueshme, por dhe shumë e rëndësishme për t’u angazhuar.

Çfarë ka ndodhur në këto dy vitet e para? A ka filluar Shqipëria të krijojë një mjedis të qëndrueshëm për të rinjtë? Kush janë objektivat që afektojnë më së shumti të rinjtë që duhen adresuar shtetit shqiptar?
Është momenti të vendosni ju! Bëhuni pjesë e milionave të rinjve në mbarë botën që janë pjesë e angazhimit për të arritur #GLOBALGOALS2030.

Datë 15 Dhjetor 2017, pranë Qendrës Rinore të Tiranës, ora 10:30, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve” më mbështetjen e Zyrës së Kombeve të bashkuara në Shqipëri, do të takohen me një grup të gjerë të rinjsh që jetojnë në Tiranë për t’u njohur dhe diskutuar me tej rreth Axhendës Globale 2030, cilat janë objektivat që prekin më së shumti të rinjtë dhe se si mund t’i arrijmë ato!
Në fund të këtij procesi konsultimi, feedbacku i të rinjve do i adresohet shtetit Shqiptar dhe do të jetë pjesë e raportit Kombëtar mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Mos harroni të ftoni miqtë tuaj!

Për më tepër informacione jeni të lutur të kontaktoni:
andi_rabi@live.com ose nr. kontakti: 0695737084

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0