Konferenca "Milioni i Parë" - Business Magazine Albania

Konferenca “Milioni i Parë”


Milioni i ParëKonferenca “Milioni i Parë” është konferenca e parë mbi sipërmarrjen e organizuar nga nxënësit e programit Tomorrow’s Entrepreneurs Tirana. Kjo konferencë sjell bashkë sipërmarrës nga fusha të ndryshme të biznesit në Shqipëri. “Milioni i Parë” sjell ‘sekretin’ e bërjes së milionit të parë, pra rrugën e guximshme e me plot sfida të këtyre sipërmarrësve për të bërë biznes në Shqipëri. Pjesë e kësaj konference janë bërë të rinj inovatorë, gra të guximshme dhe riskpërqafuese, sipërmarrës që kanë vendsur standarde të qëndrueshme në treg dhe deri tek ata që kanë influencë të jashtëzakonshme në vend.

Sipërmarrësit që do të bëhen pjesë e konferencës janë:

1. Gent Selenica (Founder& CEO i Baboon) – Teknologjia, startup-et dhe inovacioni rinor në Shqipëri.
2. Artan Hoxha (President i Tirana Business University) – Shkolla dhe edukimi sipërmarrës, rasti TBU.
3. Eglent Bici (Founder i Mei Realty) – Motivimi për të patur sukses.

Hapësira ‘Q&A’ (Pyetje dhe Përgjigje) do të jetë risi e kësaj konference. Nëse ke dashur gjithmonë të bësh pyetje personave të suksesshëm në Shqipëri, atëherë ke mundësinë t’i takosh nga afër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0