Konferenca e parë studentore "Teknologjia që punëson" - Business Magazine Albania

Konferenca e parë studentore “Teknologjia që punëson”


Në kuadër të Javës së Inovacionit, Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) nën kujdesin e veçantë të Ministres për Inovacionin dhe Administratës Publike znj. Milena Harito, në partneritet me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë Kosovë dhe Divizionin UBT-CERT organizojnë për herë të parë konferencën studentore “Teknologjia që punëson” në datën 17 Maj.

  • Punimet duhet të fokusohen në temën e Javës së Inovacionit “Teknologjia që punëson”, në ndikimin dhe evoluimin e sulmeve kibernetike në rritjen e vendeve të punës, duke sjellë analiza nga Microsoft, Google, Amazon etj.
  • Mirëpritet abstrakti i punimit/paperit tuaj deri në datën 3 Prill në adresën contact@cirt.gov.al dhe aplikantët që do kualifikohen në fazën e parë do të kontaktohen për të paraqitur punimin e plotë deri në 24 Prill.
  • Ftojmë të aplikojnë të gjithë studentët e fakulteteve të drejtimit TIK nga Shqipëria e Kosova
  • Pjesëmarrësit do të vlerësohen me çertifikatë nga Ministrja znj. Harito
  • Për fituesit janë rezervuar çmime surprizë

Për çdo pyetje për aktivitetin: contact@cirt.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0