Konferenca e Parë e Teknologjisë Dixhitale Inovative

Konferenca e Parë e Teknologjisë Dixhitale Inovative


“Egos” ju fton të bëheni pjesë e konferencës më të rëndësishme të vitit dedikuar Teknologjisë Dixhitale Inovative. Kjo konferencë do organizohet nga personat më në zë të momentit.

Në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga bizneset, të rinj të apasionuar pas teknologjisë, universitete, përfaqësues nga radhët e shtetit, CEO të kompanive brenda dhe jashtë Shqipërisë, etj.

Gjatë konferencës do të prezantohet Egos, lindja e tij, vizioni dhe bashkëpunime të projekteve në tërësi.

Një nga risitë që do të sjellë kjo konferencë do të jetë bashkëpunimi me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me CSA” (çrregullime të spektrit autik).

Një pjesë e fondeve do shkojnë për këtë klub, për të dhënë impaktin social, por edhe mbështetjen e të rinjve në projektet, që atoa do të lançojnë së shpejti.

“Egos” do të sjellë këtë multi-konferencë, ku tematikat e trajtuara do të prezantohen dhe përmes një video-prezantimi, në të cilën mund të shihni çfarë ka ndodhur gjatë konferencës duke u bërë pjesë e saj virtualisht.

Për më shumë detaje dhe për rezervime kontaktoni në numrat: 0695732869 dhe 0684743643.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0