Konferenca e Biznesit në Shqipëri - ABC 2017 - Business Magazine Albania

Konferenca e Biznesit në Shqipëri – ABC 2017


Konferenca e Biznesit në Shqipëri – ABC 2017 është eventi më i madh që organizohet në Shqipëri, i cili mbulon të gjitha aspektet e tranzicionit, nëpër të cilat po kalon ky shtet. Nga energjia te infrastruktura, IT, turizmi, hoteleria, ushqimi dhe pijet, sektori bankar dhe investimet – të gjitha industritë që përjetojnë një tranzicion të shpejtë dhe ndonjëherë të vështirë.

Udhëheqësit e biznesit shqiptar do të mblidhen në konferencë për të ofruar platformën më të mirë për takimet e biznesit me kompanitë kryesore, duke debatuar për çështjet më urgjente me të cilat ballafaqohet vendi dhe duke ofruar mundësi për praktikat më të mira të biznesit dhe qëllimet e ardhshme.

Eventi do të mbahet më 21 Shtator 2017hotelin Plaza Tiranë, në sallën “Mbretëresha Geraldine“.

Gjuha e folur gjatë eventit: 

Shqip dhe Anglisht me përkthimet e siguruara.

SHËNIM:

Meqë ky event është i hapur vetëm për profesionistët, aplikohen rregulla strikte për regjistrimin. Ju lutemi shikoni linkun e regjistrimit për të rezervuar vendin tuaj. Ata që nuk regjistrohen nuk do të mund të bëhen pjesë e konferencës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0