Komedi, aventurë dhe drama më e bukur Shqiptare vjen në datën 17 Janar në Kinema Agimi.

Komedi, aventurë dhe drama më e bukur Shqiptare vjen në datën 17 Janar në Kinema Agimi.


Një ide, iniciativë dhe projekt personal i realizuar me shumë përkushtim. Një serial i cili motivet i merr nga jeta reale, sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot, njëherazi dhe satira ndaj një fenomeni tepër të përhapur në Shqipëri siç është “martesa me shkesi”, por gjithashtu dhe një panoramë e potencialeve natyrore, kulturore, historike dhe ato tradicionale që ofron Shqipëria.

Përpjekja e të rinjve për të krijuar një biznes privat i shpie ata në skena komike dhe përballje me të vërteta të papritura. Plani i tyre për t’i gjetur nuse emigrantit duke i ngritur kurth kthehet në një aventurë të pa përsëritshme duke e gjetur veten në pikat më të bukura turistike. Çdo ide e tyre e çmendur përfundon jashtë limitit të tyre imagjinar… madje deri në rrezikimin serioz të jetës.

Lexo: Njihuni me regjisorin shqiptar që po fiton çmime ndërkombëtare me filmat e tij

“Tani, i jap vlerën çdo tentative, ore pa gjumësi, takimi, xhirimi dhe kokëfortësie për ta çuar deri në fund këtë projektim. E besova fort deri në fillim dhe nuk u dorëzova pas asnjë largesë, braktisje të atyre që nuk ecën dot me hapin tim. Unë e di mirë se çfarë do të thotë 1 vit luftë me pengesa, pesimizëm, debate dhe bllokim rruge… Prandaj, vendosa të vij ndryshe, pastër, me vlerë dhe të kërkoj vëmendjen tuaj për të shijuar dhe mbështetur një grup të rinjsh me qëllime të forta, pavarësisht buxhetit 0, pavarësisht mungesës së infrastrukturës dhe pavarësisht gjithçkaje vendosën të sjellin diçka me vlerë, larg banalitetit e që të ardhurat, qofshin pak apo shumë, t’i dërgojnë për ndihmë të familjeve në nevojë!”

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Ermal Qori shprehet falenderues ndaj gjithë stafit të tij dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0