Këndi i Programuesve të Rinj

Këndi i Programuesve të Rinj


Young Programmers Space’ është aktiviteti i organizuar nga Departamenti i Informatikës në FSHN, për të promovuar këtë bashkëpunim ndërmjet Departamentit dhe nxënësve dhe mësuesve të shkollave të mesme. Aktiviteti do të organizohet në datat: 20 Prill 2018 – 12 Maj 2018.

YPS është konceptuar si një konkurs midis nxënësve të shkollave të mesme në fushën e programimit, rezultatet e të cilit shpallen automatikisht nga platforma. YPS synon edhe informimin e mësusesve të profilit të Informatikës të shkollave të mesme mbi programet e studimit dhe infrastrukturës që Departamenti i Informatikës vë në dispozicion për studentët.

Në përfundim, nxënësit që arrijnë rezultate të mira gjatë testimit do të pajisen me certifikata, gjithashtu mësuesit pjesëmarrës do të pajisen me certifikatë mirënjohje.

Për t’u regjistruar në konkurs ju duhet të plotësoni formën në linkun: https://goo.gl/forms/iccQqAOa3R6DD8Hm1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0