Kalo nga idea apo produkti në një biznes të vlefshëm

Kalo nga idea apo produkti në një biznes të vlefshëm


kalo-nga-idea-apo-produkti-ne-nje-biznes-te-vlefshem-businessmag

A keni një ide apo një produkt të gatshëm software/hardware dhe kërkoni ta shisni për konsumatorët? Doni të mësoni hapat bazë të krijimit të një modeli të vlefshëm biznesi? Atëherë ky workshop (falas) është vendi i duhur për ju!

Gjatë seminarit ju do të njiheni me rregullat bazë të krijimit të një modeli biznesi dhe vlerësimit të klientit. Gjithashtu, ju do të keni mundësinë të aplikoni njohuritë e marra në idenë apo produktin tuaj dhe të merrni feedback.

Instuktori i workshop-it:

Kathleen Fritzsche është një sipërmarrëse me eksperiencë nga Gjermania, i cili është përfshirë në komunitetin e startup-eve që nga viti 2010. Si një sipërmarrëse, ajo po qëndron për një muaj në Tiranë, për të mbështetur Ofiçina dhe komunitetin lokal të startup-eve.

Kathleen bashkëthemeloi Accelerate Stuttgart në vitin 2012, me vizionin për të mbështetur startupet në hapat e patë në Gjermaninë JugPerëndimore.

Accelerate Stuttgart krijoi dhe drejtoi programin e parë privat të akselerimit në Stuttgart. Që prej muajit shtator, Kathleen po punon si Specialiste për Zoi në Berlin, një firmë e konsulencës teknologjike me fokus në infrastrukturën publike cloud, AI dhe IoT.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0