Infocom X: Përvjetori | Çfarë pritet më tej? - Business Magazine Albania

Infocom X: Përvjetori | Çfarë pritet më tej?


2019 është një vit shumë i veçantë për ekipin e Infocom, pasi shënon 10 vjetorin e Konferencës Infocom Albania.

Kjo do të jetë konferenca më e madhe Infocom e organizuar deri më tani në Shqipëri, duke kombinuar dy konferencat së bashku (Infocom World Albania dhe Infocom Security Albania) në një të vetme.

Dy kate në Hotel Tirana Plaza, do të mirëpresin deri në 1000 njerëz në datën 24 Prill gjatë së cilës do të organizohen:

1 sallë kryesore e konferencës me folës të shquar
1 ekspozitë e vazhdueshme me 10 kabina teknologjike nga kompanitë vendase dhe ndërkombëtare
1 Hackathon
1 Room Escape Coding
1 sallë për workshop
1 sesion takimesh B2B

TEMAT QË DO TË DISKTOHEN

QYTETET SMART:
Gjigandët e teknologjisë globale po e kthejnë vëmendjen e tyre në çdo aspekt të jetës dhe po i riprojektojnë këto fusha me zgjidhje teknologjike. Tani dizajni urban po merr një riorganizim për një të ardhme shumë më të lidhur.

TIPARET NJERËZORE:
Teknologjia do të shkrihet në shtëpitë dhe trupat tanë për t’u integruar në jetën tonë të përditshme. IoT është duke u zhvilluar, tani fokusi është dhënë për të prezantuar “gjërat” në një mënyrë miqësore, si zëri qetësues i Alexa ose fytyra “e bukur” e robotit Sophia.

VESHJET TECH:
Përparimet në teknologji përfshijnë pajisjet dhe materialet me aftësi biologjike, duke i kthyer ato në një zgjatim të trupit tonë. Këtyre pajisjeve janë duke u kushtuar shumë vëmendje dhe po implementohen vazhdimisht në pajisjet mobile.

IT 2020:
Konvergjenca e mobilitetit, big data, cloud, mjetet e bashkëpunimit dhe IoT do të “imponojnë” ndryshime gjithëpërfshirëse për bizneset dhe specialistët në sektorin e IT, duke ngritur shumë pyetje në lidhje me procesin e përshtatjes që duhet të ndërmerret në të ardhmen e afërt.

INTERNETI ETIK:
Gjithnjë e më shumë kompani teknologjike po kuptojnë impaktin që produktet e tyre kanë në çështjet sociale si shëndeti mendor, izolimi, cyber-bullying dhe vetë-dëmtimi. Tendosja mendore për shkak të mediave sociale mund të përfshijë ankth, pakënaqësi dhe depresion, e mos përmendim më tej rreziqet që shpalosen tek një përdorues i mitur.

RREGULLORET NË FUQI:
Futja e rregulloreve të tilla si GDPR do të thotë se organizatat duhet të marrin sigurinë dhe privatësinë e të dhënave më seriozisht ose të përballen me gjoba të rënda. Masat për mbrojtjen e të dhënave personale janë një nga shtyllat kryesore të këtyre rregulloreve.

HAKERËT E SOFISTIKUAR:
Hakerët kanë shumë për të fituar nga shkeljet e suksesshme të të dhënave dhe ka shembuj të panumërt të sulmeve kibernetike të financuara mirë dhe të koordinuara kundër disa prej kompanive dhe qeverive më të mëdha në botë.

EVENTE PARALELE

Hackathon 2.0:
Duke filluar një traditë që nga Infocom Security i vitit të kaluar, një fokus i madh do të vihet në eventet që do të zhvillohen paralelisht, ku Departamentet e Shkencave Kompjuterike të të gjitha shkollave të mëdha në Shqipëri zgjedhin ekipet e tyre më të mira, që do të trajnohen paraprakisht për të qenë në gjendje të përballojnë një sulm kompjuterik të simuluar dhe të gjejnë bug-e të mundshme, në një konkurs klasik “capture the flag” që do të mbahet në të njëjtën ditë me konferencën, duke zgjedhur ekipin fitues dhe çmimin e madh, në fund të Konferencës Infocom X.

Coding Excape Room:
Qëndroni të sintonizuar pasi së shpejti do të publikohet më shumë informacion, se si të merrni pjesë dhe cilat janë kushtet.

Workshops:
Një sallë do t’i kushtohet 2 workshop-ve. Temat do të jenë në lidhje me Intro për InfoSec dhe Zhvillimin e Lojrave Mobile. Në ditët e ardhshme do të publikohen të gjitha informacionet relevante dhe do të pranohen regjistrimet. Workshop-et janë FALAS për të gjithë ata që përzgjidhen, por vetëm një numër i kufizuar do të pranohet.

Infocom – Çdo gjë kushtuar Teknologjisë, Inovacionit dhe Sigurisë Kibernetike!

Bëhuni pjesë e konferencës më të madhe teknologjike në Shqipëri!

Klikoni Këtu për t’u regjistruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0