Identihub Workshop

Identihub Workshop


Identihub është një software me kod-burim të hapur (ndodhet në GitHub) në të cilin mund të hostosh asetet vizuale për brandin tënd. Me “asete” nënkuptohet gjithçka që lidhet me detaje rreth brandit si logo, font, ngjyra dhe ikona të ndryshme. Identihub ka një version demo, por mund ta hostoni edhe vetë në serverin tuaj.

Deri më tani Identihub është prezantuar në konferenca si FOSDEM dhe Chaos Communication Congress (CCC). Në këtë event do bëhet një overview të kësaj platforme dhe do prezantohet se si gjithsecili mund të krijojë projektin e tij në demo.

Në pjesën e dytë do ketë një prezantim rreth Usability Research nga Renata Gegaj, e cila po vjen nga Prishtina. Renata ka punuar për Usability gjatë internshipit të saj me projektin GNOME në Outreachy rreth 2 vite më parë.

Do të ketë gjithashtu dhe plot stickers për të gjithë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0