Fitoni shkathtësitë elementare për të themeluar një biznes nga ekspertë të fushës dhe ICK;
ICK organizon një punëtori intensive, në kuadër të Techstars Startup Week, për ideatorë inovativë dhe ndërmarrës fillestar (ekipe startup) duke filluar nga dita e Hënë, 27 – 31 Maj 2019.
Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të kenë rastin të mësojnë më shumë për:
Çfarë është një Startup; gjenerimi i idesë;
Përfitimet nga ICK;
Si të zhvilloni një produkt apo shërbim;
Qasja në financa dhe menaxhim financiar;
Marketingu dhe shitja;
Si të prezantoni idenë tuaj të biznesit para investitorëve;
Elementet e Business Model Canvas;
o Plani i biznesit;
o Vlera e propozuar;
o Aksionarët dhe partnerët e biznesit;
o Segmentimi dhe targetimi i konsumatorit;
Mentorët, të cilët do të ligjërojnë në Entrepreneurship Bootcamp janë nga kompani të suksesshme të teknologjisë në Kosovë. Përvoja dhe shkathtësitë e tyre janë një vlerë e shtuar për aftësimin tuaj profesional në fushën e biznesit.
Aplikoni këtu:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.