Bashkohuni me ne në fazën e dytë të udhëtimit tonë në botën e tregëtisë.
Me një tryezë të rrumbullakët, e cila përfshin organizatorët dhe anëtarët e tjerë të ekipit TauschHaus, ne synojmë t’ju ofrojmë metoda të ndryshme të kalimit në një mënyrë jetese të lirë.
Këtë herë ne do të eksplorojmë më thellë, duke kërkuar më shumë tregti fitimprurëse dhe duke diskutuar lloje të ndryshme të stileve të tregtimit dhe sipërmarrjes në përgjithësi.
Për shkak të natyrës së eventit, vendet janë të limituara. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke dërguar një SMS me FOREX, emrin dhe mbiemrin tuaj në numrin 0675667680.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.