Hapja e Projektit “Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj EYE”

Hapja e Projektit “Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj EYE”


Agjencia Rajonale e Zhvillimit Tiranë, organizon veprimtarinë për lançimit e Projektit me titull “Erasmus Për Sipërmarrësit e Rinj”, financuar nga Bashkimi Europian.

Programi “Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj” ofron mundësi reale për sipërmarrës të rinj shqiptarë për të punuar përkrah sipërmarrësve me eksperiencë në vendet e BE dhe zhvilluar më tej aftësitë profesionale në biznes. Ofrohet një mundësi qëndrimi në të gjitha vendet e BE-së, por dhe ku ARZH ka partnerët mbështetës në projekt. Kompanitë shqiptare gjithashtu, në sajë të këtij programi mund të mirëpresin sipërmarrës të rinj nga vende të BE-së për të ndarë eksperiencën e tyre në Shqipëri. Falë punës së shkëlqyer të sipërmarrësit të huaj dhe të ngritjes së rrjetit të ri të bashkëpunimeve, kompanitë pritëse mund të zgjerojnë aktivitetet dhe tregjet e tyre në vende të BE-së.

Aktiviteti ka për qëllim:

  • Promovimin e projektit, misionin, objektivat dhe aktivitetet.
  • Rolin e ARZH-së si implementuese e këtij projekti të BE-së në Shqipëri,
  • Nxitjen e sipërmarrësve të rinj dhe kompanive pritëse për t’u përfshirë/përfituar në program
  • Mbështetjen e programit nga aktorët politikbërës si Ministritë e Linjës dhe agjensitë e tyre
  • Rolin e shoqatave në mbështetje të sipërmarrjes në Shqipëri

Gjatë aktivitetit do të informohen pjesëmarrësit në lidhje me mundësitë e përfshirjes së sipërmarrësve
të rinj dhe kompanive pritëse, aplikacionet e nevojshme në Webin përkates, si dhe detaje të tjera.

Eventi do të zhvillohet në datën 28 Qershor 2018, në orën 09:30-12:30HOTEL TIRANA INTERNATIONAL, salla BLU.

Për më shumë informacion shkurani në adresën ilirrda@albmail.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0