Guxo të bësh realitet atë që guxove të ëndërroje (Dare to Do, What you Dared to Dream) - Business Magazine Albania

Guxo të bësh realitet atë që guxove të ëndërroje (Dare to Do, What you Dared to Dream)



Ky është refreni që së fundmi po dëgjohet teksa gjendemi në përgatitjet finale për lançimin e një eventi të dytë të nismës DARE. Pas përmbylljes me sukses të eventit të parë, ku personazhet që ju bashkuan, nëpërmjet historive personale që sollën arritën të përcillnim shembuj vlerash, tani është radha e një tjetër eventi.

Event që pritet të jetë me më shumë impakt sesa i pari dhe me më pak se shumë të tjerë që do e pasojnë atë. Ky refren është gjithashtu motoja që ka shoqëruar në rrugëtimin e tyre shumë individë që nuk kanë lejuar që kufinjtë t’u ndalnin ëndrrat. T’u prisnin hovin për të vazhduar më tej edhe atëherë kur rrethanat dukeshin se nuk ishin në favor të tyre. Individë këta që guxuan të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, por edhe ëndrrat e shumë të tjerëve, përmes kontributit të tyre të vazhdueshëm në shoqëri nëpërmjet mënyrave të ndryshme.

Individë që shfrytëzuan oportunitetet dhe ditën sesi të trashëgojnë vlerat më të mira nga mentorët e tyre e udhërrëfyesit e jetës. Vlera që vendosën që, në vend të valëvitjes si të një trofeu në vetëm duart e tyre, t’i ndajnë ato me të rinj të tjerë me botëkuptim, dëshira për ndryshim e vizion për të ardhmen.

T’i ndajnë me të rinj me kurajon për të guxuar, por edhe me ata të tjerë të cilët kjo e fundit u mungon. Ky është pikërisht dhe objektivi primar i nismës DARE. Një nismë e ideuar në formën e një cikli fjalimesh nga të rinj me vlera e kurajoz, për ata MË PAK KURAJOZ. Kjo nismë thekson termin “MË PAK KURAJOZ”, për të bërë me dije të rinjtë se nuk ka në një shoqëri individë pa kurajo.

Gjithsecili prej nesh mbart brenda vetes një tharm kurajoje, mënyra më pas e zhvillimit te secili varet nga individi dhe përpjekjet e tij. E rëndësishme është që, nëse ke dëshirën e vullnetin, mund të bësh të mundur që ky tharm i vogël kurajoje, sado i vogël, të bëhet gjeneza e diçkaje të madhe.

Në shërbim të objektivit të saj primar për të nxitur kurajon e këtyre të rinjve e për t’i bërë të besojnë në ëndrrat e tyre, kjo nismë zhvillon paralelisht një tjetër objektiv të sajin, atë të përcjelljes së vlerave dhe të një fryme pozitive, e cila synohet të shërbejë më pas edhe si një frymë inspirimi për të rinjtë e tjerë. Me urimin për sa më shumë suksese të kësaj nisme, shpresojmë që refreni i këtyre eventeve të kthehet në një simfoni të bukur për të rinjtë shqiptarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0