GO Hotel - Strategjitë dhe mjetet për të rritur prenotimet

GO Hotel – Strategjitë dhe mjetet për të rritur prenotimet


go-hotel-strategjite-dhe-mjetet-per-te-rritur-prenotimet-businessmag

Edicioni i parë i limituar i GO Hotel, pati një përgjigje dhe feeback mjaft pozitiv.

Prandaj WoW Digital Company vendosi që t’a zgjerojë shtrirjen e këtij trajnimi edhe më tej.

GO Hotel, është trajnimi i vetëm i menduar për të gjithë menaxherët, operatorët dhe customer service të sektorit të hotelerisë. 
Të Martën më 24/10/17 edicioni i dytë i GO Hotel do t’ju njohë me të gjitha mjetet dhe strategjitë e fundit për të rritur prenotimet direkte të hotelit tuaj.

ÇFARË DO TË MËSOSH NË KËTË TRAJNIM?

– Si mendon një turist para se të prenotojë dhe si lidhet ai me hotelin tënd.

– Turizmi inbound: Të dhëna mbi kërkimet online.

– Platforma dhe strategji për të rritur prenotimet direkte në hotelin tënd.

– Të gjitha alternativat e Google për sektorin e hotelerisë.

– Rrjetet Sociale si mjet për të arritur tek klientët potencial.

DOCENT: RIDVANA QOSE

Google Partner Albania

– Menaxher Google Solution për Biznesin shqiptar ne WoW Digital Company.

– Më parë, në Google Europe: Eksperte për fushatat online – Google AdWords dhe Youtube advertising

Ridvana është diplomuar në IULM (Milano) për Menaxhim dhe Marketing Turizmi.

TRAJNIMI ËSHTË PA PAGESË.

Regjistrohu këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0