Fuqia e rrjetëzimit me Max Gurvits - Business Magazine Albania

Fuqia e rrjetëzimit me Max Gurvits


Nëse jeni në një event për startup-et, kudo në botë dhe përmendni emrin Max, personi tjetër me të cilin po flisni do të përgjigjet: Gurvits? Pra, praktikisht të gjithë e njohin Max dhe ai njihet mirë nga të gjithë dhe ka një rrjet shumë të madh kontaktesh në të gjithë globin. Por, ndërtimi i një rrjeti kaq të madh dhe të fuqishëm nuk është diçka që ka ndodhur brenda natës.

Max Gurvits do të ndajë me audiencën sekretet e rrjetëzimit, ndryshimet në kultura të ndryshme, etikën e rrjetëzimit dhe ato çfarë duhet apo nuk duhet të bëjmë gjatë rrjetëzimit. Për një bisedë më të thelluar rreth fuqisë së rrjetëzimit, bëhuni pjesë e aktivitetit në një fireside chat për:

  • Rrjetëzimi në Europë dhe Silicon Valley dhe dallimet kulturore
  • Rregullat e komunikimit në Kaliforni, ose si të realizosh gjërat në LA, San Francisko dhe në mbarë botën
  • Biseda të shkurtra, follow-up dhe aftësi të tjera sociale.

Rreth Max Gurvits

Max Gurvits është një sipërmarrës dhe investitor amerikan/europian. I diplomuar si avokat, Max ka themeluar një kompani online për shërbime juridike në Amsterdam në vitin 2008. Në vitin 2011, ai shiti biznesin dhe u transferua në Bullgari, ku bashkë-themeloi një nga programet më të mëdha rajonale të akselerimit të teknologjisë dhe fondeve (Eleven Startup Accelerator) dhe më vonë një sindikatë për investime engjëj, e quajtur Teres Angels. Aktiv në Europë dhe Lindjen e Mesme si këshilltar për startup-et dhe investitor, Max është përqëndruar veçanërisht në Europën Lindore dhe Ballkan. Në vitin 2014, Max bashkë-themeloi CCC Startups, një partneritet i përqëndruar në investime dhe ndërtimin e ekosistemit në të gjithë Europën dhe Lindjen e Mesme, duke prodhuar eventet Startup AddVenture me folës kryesorë nga Silicon Valley dhe duke nisur një fond të ri rajonal investimesh në 2015. Gjithashtu, Max drejton TRACTION Camp, një seri workshop-esh tre-ditore me operatorët e Silicon Valley, për themeluesit më të mirë në Ballkan dhe Europën Lindore.

Max Gurvits është mikëpritësi i Summit Summit – Dy herë në vit, event ku ftohen vetëm njerëz që bëjnë gjëra të mëdha në industrinë e sipërmarrjeve.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0