FuckUp Nights Prishtina, edicioni XV - Business Magazine Albania

FuckUp Nights Prishtina, edicioni XV


Fuckup Nights është një lëvizje globale dhe seri ngjarjesh ku tregohen histori të dështimit profesional. Çdo muaj, në evente në të gjithë globin, tre deri në katër njerëz ngrihen e dalin përpara një dhome të mbushur me njerëz të panjohur, për të ndarë dështimet e tyre profesionale. Storiet e bizneseve dhe projekteve që dështojnë dhe ta marrin shpirtin, e  marrëveshjeve të partneritetit që shkëputen, produktit që duhet të rikthehet, në këtë event thuhen të gjitha.

Folësit:

Ermal Sadiku – CEO LinkPlus
Mimoza Kusari – Deputete e Kuvendit të Kosovës
Shpend Thaqi – Pronar i Sach Pizza & Sach Caffé

Eventi organizohet nga Rotaract Club Prishtina, Innovation Center Kosovo, me mbështetje të Menzës, ASHA & Translation Center.

Histori të dështimit në mbi 304 qytete nga 80 vende të botës. Suksesi nuk është asnëjëherë final, dështimi nuk është kurrë fatal.

#SharetheFailure

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0