Forumi i Tretë Interaktiv i Inovatorëve për Motin Ekstrem - Business Magazine Albania

Forumi i Tretë Interaktiv i Inovatorëve për Motin Ekstrem


Programi BRIGAID, i zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit organizon FORUMIN E TRETË INTERAKTIV të inovatorëve në Fushën e Motit Ekstrem.

Qëllimi i këtij forumi është të sjellë në vëmendje pasojat e shkaktuara nga moti ekstrem – nevojat e lindura dhe mundësitë e zgjidhjeve me anë të ideve të qëndrueshme, bashkëkohore dhe të përballueshme financiarisht.

Forumi fton autoritetet kombëtare dhe vendore të paraqesin problematikën dhe vështirësitë e hasura gjatë përballjes me motin ekstrem. 

Edhe aktorë të tjerë janë të ftuar të flasin për përvojën dhe përpjekjet e tyre, si dhe mundësitë që ka vendi për adresimin e këtyre sfidave.

Takimi mbahet më datë 21 Dhjetor 2018, në Hotel Plaza në Tiranë, Salla Dora D’Istria, ora 09:00 deri në 12:00.

Në forum pritet të diskutohen ndër të tjera:

  • Anët pozitive dhe negative të zgjidhjeve të propozuara
  • Aspekti ligjor i tyre
  • I detyron ligji institucionet të përdorin këto inovacione?

Keni çështje të tjera që mund të përfshihen në këtë diskutim?

Ky forum është një mundësi shumë e mirë për të gjithë aktorët, të cilët kanë rastin të ndajnë idetë, mendimet dhe nevojat praktike në sektorin e fatkeqësive natyrore.

Për më shumë kontaktoni: brigaid.albania@planifikimi.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0