Forumi i CEOve “The Future is DIGITAL” - Business Magazine Albania

Forumi i CEOve “The Future is DIGITAL”


Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se si avancimet e teknologjisë dhe përdorimi në rritje i saj në jetën e përditshme po sjell një transformim në sjelljen dhe pritshmëritë e konsumatorit. Epoka dixhitale dhe inovacioni teknologjik po sjellin një përshpejtim të dinamikës konkurruese, përballje me konkurrentë të rinj globale. Në këtë mënyrë, nevoja për dixhitalizimin e bizneseve në Shqipëri është bërë qartë dhe imediate, forma kryesore për të siguruar sukses afatgjatë.

Transformimi dixhital nuk është vetëm inovacioni teknologjik. Ai e ka zemrën në transformimin që po ndodh tek blerësi, mënyrat e reja që ai përdor për t’u informuar dhe zgjedhur produktin që do të blejë, për cilësinë e tyre apo për shpejtësinë me të cilën blerësi pret që biznesi t’i përgjigjet.

Kjo është një sfidë që shtron përpara liderëve të bizneseve nevojën për të ri-modeluar produktet dhe shërbimet e tyre si dhe të kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr më shumë klientë apo për të forcuar lidhjet me klientin ekzitues.

Microsoft Albania, në bashkëpunim me Deloitte Albania and Kosovo, organizojnë për herë të parë në Shqipëri Forumin e CEO-ve “The future is Digital” të Martën, me datë 12 Dhjetor 2017 në orën 10:30 – 12:30, në Plaza Tirana.

Diskutimi do të fokusohet në:

· Impakti që sjell transformimi dixhital mbi biznesin. Si po i përgjigjet sot biznesi një kërkese në rritje të klientëve për shërbime më të shpejta dhe cilësore. Prezantim i shembujve nga rajoni.

“Culture eats digitization for breakfast” Managing Director Microsoft CEE Digital Advisory Services

· Aplikimi i zgjidhjeve teknologjike për të optimizuar operacionet e përditshme të biznesit – si mund të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkuruese të biznesit tuaj.

“Realize your digital future” Managing Partner, Deloitte Albania & Kosovo

· Diskutim i Hapur me pyetje nga audienca dhe nga moderatori.

Qëllimi është që të ndajnë me ju një eksperiencë reale, e cila t’ju inspirojë dhe t’ju bëjë të mendoni si mund t’i shtoni vlerë biznesit tuaj përmes ri-modelimit të proceseve apo përdorimit të zgjidhjeve teknologjike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0