Event: "Manifesti i Kuzhinës së Re Shqiptare”

Event: “Manifesti i Kuzhinës së Re Shqiptare”


Pazari i Ri në Tiranë, më 18 Shtator do të “pushtohet” nga 12 kuzhinerë shqiptarë nga Italia, Greqia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Suedia dhe Danimarka, dhe nga shumë personazhe e personalitete vendase dhe media të huaja të sferës së kulinarise të cilët do të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm të gastronomisë shqiptare.

Të rinj në moshë, idealistë e të lidhur fort me origjinën edhe pse i përkasin tre gjeneratave të ndryshme të emigracionit dhe diasporës. Kthehen në Tiranë me një mision: të hedhin hapat e para të Kuzhines së Re Shqiptare, duke sjelle me vete eksperiencën nga restorante me famë ndërkombëtare dhe ikonat boterore te kulinarise si Rene Rexhepin, Enrico Crippa dhe Gordon Ramsey.

Ky event i organizuar nga “RRNO për me gatue”dhe “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, me mbështejten e Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqipëri synon të rrisë ndërgjegjësimin mes profesionistëve te kuzhines dhe publikut dhe të promovojë ri-krijimin e kuzhinës shqiptare duke u bazuar në prodhimin lokale Shqiptare

Eventi do të angazhojnë kuzhinierët e rinj shqiptarë dhe do të kontribuojë në rritjen e prestigjit mes tyre, duke treguar se është e mundur të rriten profesionalisht duke u bazuar në trashëgiminë lokale pa ndjerë nevojën e largimit nga Shqipëria

“RRNO për me gatue” është një lëvizje gastronomike e themeluar nga një grup kuzhinierësh shqiptarë që ka për qëllim të ruajë, ri-krijojë, zhvillojë dhe të promovojë kuzhinën Shqiptare.

Objektivi i Eventit: Prezantimi i metodologjive për ri-interpretimin e kuzhinës tradicionale.

Promovimi i Kuzhines Shqiptare ne Bote Shpalosja e thesareve gastronomike të fshehura të Shqipërisë.

Programi i Eventit: Gjatë këtij eventi i cili shtrihet nga ora 10:00 deri në orën 17:00 do të demonstrohen 12 receta shqiptare nga më autentiket. Secili prej 12 kuzhinierëve të ftuar do të angazhohet në rikonceptimin dhe krijimin e një pjate tërësisht të re dhe moderne, por të bazuar në recetën tradicionale.

  • Gjatë eventit si pjata tradicionale ashtu edhe ajo e ri-krijuar do të prezantohen për një publik i cili kryesisht do të përbëhet nga të ftuar specialë dhe kuzhinerë të rinj e të talentuar shqiptarë.
  • Gatimet tradicionale do të prezantohen gjyshe të përzgjedhura si një vlerësim i rolit të tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e kuzhinës tradicionale shqiptare.
  • Pas çdo prezantimi të pjatave tradicionale çdonjëri prej kuzhinierëve të përzgjedhur do të demonstrojë teknikat dhe metodologjitë e përdorura për ri-krijimin e pjatës.
  • Qëllimi kryesor i ri-krijimit të pjatës është të prezantohen teknikat moderne të gatimit, ndërsa ruhet në mënyrë strikte struktura dhe autenticiteti i pjatës tradicionale.

Një element tjetër i rëndësishëm i eventit është përdorimi i produkteve lokale për recetat dhe pjatat tona. Për këtë qëllim është menduar edhe pjesëmarrja dhe prezantimi i prodhuesve lokalë për të paraqitur produktet e tyre. Eventi do të jetë tërësisht i dokumentuar si nga ana filmike dhe fotografike dhe synohet krijimi i një arkivi i cili do të shërbejë si bazë për trajnimet dhe promocionet në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0