Early Stage Investment Launchpad OPEN DAY EVENT - Business Magazine Albania

Early Stage Investment Launchpad OPEN DAY EVENT


Explore Innovations Technology Center – Qendra EXINN, në bashkëpunim me Institutin Kanadez të Teknologjisë dhe Dhomën e Tregtisë & Industrisë, do të prezantojnë ESIL – Early Stage Investing Launchpad në Shqipëri, duke organizuar një event të hapur në datën 3 Dhjetor 2018.

Do të jetë një event vetëm për palët e interesuara nga ekosistemi lokal, sipërmarrësit, përfaqësuesit e biznesit, startups, investitorët dhe zyrtarët qeveritarë.

Eventi Open Day do të ketë nderin të mirëpresë z. Philippe Gluntz, investitori legjendar engjëll dhe President Nderi i Business Angels Europe. Ai do të përgatisë një workshop mbi Investimet Engjëj, Instrumentet Financiare për Bizneset Engjëj dhe Qasja në Financa për startup-et, SME-të.

ESIL – Një projekt i financuar nga BE në kuadër të projektit “Horizon 2020”, i cili po krijon një komunitet Pan-Europian me qëllim përmirësimin e tregut të investimeve engjëj, stimulimin e mundësive për investime ndërkufitare, gjetjen e marrëveshjeve të reja, lidhjen e rrjeteve më të rëndësishme dhe ndërtimin e një programi trajnimi të përshtatur për ekosistemet lokale (sipërmarrësit, startup-et dhe investitorët).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0