Doing Business 2017 - Business Magazine Albania

Doing Business 2017


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizojnë ngjarjen më të madhe të IHD-ve. Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij bashkëpunimi produktiv që do të mbahet më 28 dhe 29 shtatorPallatin e Kongreseve në Tiranë.

Investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Italia do të kenë mundësinë të zbulojnë planet e tyre të investimit me partnerët e tyre në Shqipëri. Kjo është një platformë kryesore që synon nxitjen e investimeve dhe sigurimin e një mjedisi strategjik dhe të pasur të të mësuarit.

Të gjithë pjesëmarrësit do të krijojnë lidhje paraprakisht me partnerët e tyre për një klimë të mirë biznesi. Anëtarët do të diskutojnë se si të tërheqin llojin e duhur të investimeve ndërkombëtare, të cilat do të kontribuojnë në konkurrueshmërinë e ekonomisë kombëtare. “Doing Bussines” do të mbledhë për dy ditë intensive liderë të korporatave, krijues të politikave, ekspertë, për të nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm të firmave të huaja.

Në shtator do të improvizohet në një skenë globale për të prezantuar ide inovative dhe për të eksploruar sipërmarrje të reja e partneritete biznesi.

Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0