Diskutim: Kthim i suksesshëm - Make it in Albania! - Business Magazine Albania

Diskutim: Kthim i suksesshëm – Make it in Albania!


Diskutim dhe Ekspozitë me Foto: Kthim i suksesshëm – Make it in Albania!

Hyrja e Lirë!

Shumë shqiptarë kanë lënë vendin e tyre për të kërkuar një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Por, një pjesë e emigrantëve kthehet përsëri për të ndërtuar jetën në Shqipëri. 

Në këtë event do pasqyrohen shembuj të të kthyerve, të cilët kanë rikrijuar përsëri bazat profesionale dhe personale në Shqipëri. Do paraqiten fotografi me temë kthimin dhe riintegrimin si dhe do të mund të dëgjoni histori nga jeta e tyre.

GIZ ofron nëpërmjet programit të riatdhesimit, të financuar nga BMZ, një mbështetje të gjerë për të gjithë shqiptarët e kthyer në vendin e tyre – për t’i orientuar ata përsëri në vendin e tyre, për të gjetur një shkollë për fëmijët e tyre, për të zhvilluar perspektivën vetjake përmes arsimit profesional apo edhe për të filluar biznesin e tyre.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) u shërben të kthyerve si një pikë e parë kontakti në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0