DevelopHer - Girls in ICT - Business Magazine Albania

DevelopHer – Girls in ICT


Në kuadër të ditës së vajzave në ICT, EESTEC LC Tirana në bashkëpunim me M&M Ivanaj Foundation Institute do të zhvillojnë “DevelopHer- Girls in ICT”.

International Girls in ICT Day, një iniciativë nga ITU (International Telecommunication Union), synon të fuqizojë dhe inspirojë vajzat ne fushën e ICT. Në të gjithë botën, në 26 Prill do të organizohen evente për të ndërgjegjësuar dhe për t’i inkurajuar ato. Në Shqipëri kjo nisëm ndërkombëtare do të vijë nën organizimin e EESTEC LC Tirana.

Targeti kryesor i këtij eventi do të jenë vajzat gjimnaziste 15-18 vjec, kjo për shkak të vështirësisë së marrjes së vendimit se për cfarë do të studiojnë në universitet. Edhe pse në 2018, ende ekziston steriotipi se “degët e ICT janë vetëm për djem”.

Në këtë event do të trajtohen histori suksesi të mjaft femrave shqiptare të cilat kanë bërë një impakt në teknologji. Femra, të cilat arritën t’ia dilnin në këtë fushë “male-dominated”. Të rejat gjimnaziste duke dëgjuar këto histori të inspirohen dhe pse jo, të ndjekin pasionin e tyre dhe t’u tregojnë të gjithëve se femrat MUNDEN.

Vajzat gjimnaziste do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë dhe të pyesin panelin e femrave të suksesshme apo vetë vajza të cilat po studiojnë ICT nëpër universitete. Po ashtu në këtë event do të zhvillohet një workshop për sa i përket programimit të një app.

Eventi do të zhvillohet ditën e Enjte, (26/04/2018) në orën 13:30 në ambientet e M&M Ivanaj Foundation Institute.

PS. Për të marrë pjesë ne workshop është e nevojshme që pjesëmarrëset të kenë laptop.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0