"Coaching skills for entrepreneurs" nga Mireda Thana - Business Magazine Albania

“Coaching skills for entrepreneurs” nga Mireda Thana


Në ditët e sotme kur çdo gjë lëviz me shumë shpejtësi, sidomos për sipërmarrësit, ka një pafundësi gjërash për t’u bërë. Sapo mbarojmë diçka, nisim menjëherë diçka tjetër. Ndonjëherë nisim diçka, pa përfunduar mirë atë që kemi në dorë. Gjithë ky nxitim e ngarkesë na bëjnë ndonjëherë të harrojmë se kush jemi e pse i bëjmë gjërat që bëjmë.

Për të folur më gjatë mbi këtë, me datë 17 dhjetor, Mireda Thana, e cila është “Life Coach” e certifikuar do të jetë me WFNA në një bisedë të hapur për të ndarë përfitimet dhe dobinë e “coaching for entrepreneurs”.

Cilat janë përfitimet e “coaching” për sipërmarrësit? Një “coach” ju ndihmon të përcaktoni objektiva të qartë dhe të veproni drejt tyre, duke ju kujtuar përgjegjësinë që keni ndaj asaj që doni të arrini. Një “coach” inspekton arsyet se pse ju kryeni veprime të caktuara, duke ju ndihmuar të zhvilloni një nivel më të lartë vetë-ndërgjegjësimi si lider.

Mireda është një “coach” e certifikuar që punon me individë dhe ekipe. Ajo është trajnuar nga “Co-Active Training Institute” dhe “Team Coaching University” në Hollandë e Zvicër. Ajo vjen nga një eksperiencë në Marketing dhe Financë dhe është bashkë-themeluese e “Flower Hotel” në Durrës.

Numri i vendeve: 35

Për të rezervuar vendin tuaj konfirmoni në womenfounder@gmail.com

* Në fund të eventit, do të shpërndahet një kupon dhuratë për një seancë coaching me Miredën për të gjithë të pranishmit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0