Me rastin e ribotimit të librit “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” kemi ftuar në mjediset e panairit DitëNetët e Librit, organizuar nga Klik Ekspo Group, edhe Hetem Ramadanin, njërin nga autorët e këtij libri.
Ai do të flasë në livestream tek Facebook.com/bukinist.al rreth këtij libri, planet e tij për të ardhmen në tregun e botimeve për zhvillimin personal dhe do të japë autografe për lexuesit e interesuar.
Jeni të mirëpritur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.