Bëhuni pjesë e forumit "Leadership Speaks Feminine" - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e forumit “Leadership Speaks Feminine”


‘Leadership speaks feminine’ është forumi, i cili do të zhvillohet në datë 15 Mars, ora 17:00-19:00, në ambjentet e Kolegjit Universitar BEDËR, si rrjedhojë e bashkëpunimit midis dy organizatave joqeveritare rinore AIESEC Albania dhe Leadership Development Association Albania & Kosova.

Pjesëmarrja në këtë forum është FALAS dhe në fund të tij ju do të pajiseni me çertifikatë pjesëmarrjeje.

Ky forum ka për qëllim promovimin e lidershipit përmes femrave të suksesshme, inkurajimin e barazisë gjinore si pjesë e platformës së zhvillimit të qëndrueshëm lançuar nga OKB, si edhe informimin e të rinjve rreth mundësive të shkëmbimeve rinore, apo angazhimit në veprimtarinë vullnetare të secilës organizatë joqeveritare organizatore.

Axhenda e këtij aktiviteti do të ketë 3 sesione:
1. Femrat e vlerave shqiptare (Të ftuara do të jenë 3 femra me histori frymëzuese lidershipi)
2. Mundësitë e shkëmbimit rinor & forcimit të kapaciteteve rinore (Stafi AIESEC & LDA Albania)
3. Sesion interaktiv me audiencën (Workshop)

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti duke aplikuar në: http://bit.ly/2F5Ekzh 

Për çdo paqartësi, mos ngurroni të kontaktoni në emailin info.albania@lda.ngo ose aiesecinalbania@gmail.com

Nxitoni të aplikoni, vendet janë të limituara!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0