Bashkohu dhe ti me LibOcon 2018 në Tiranë, 26 - 28 shtator 2018 - Business Magazine Albania

Bashkohu dhe ti me LibOcon 2018 në Tiranë, 26 – 28 shtator 2018


Komuniteti i LibreOffice po pregatitet për edicionin e 8-të të LibOcon, konferencës vjetore të LibreOffice që do të zhvillohet në datat 26 – 28 shtator 2018 te Ofiçina në Tiranë, Shqipëri.

Entuziastë të teknologjive me kodburim të hapur (open source) do të kenë mundësinë të ndjekin prezantimet, takimet e komunitetit, puntoritë dhe netët e hacking (hacknights) duke patur një mundësi fantastike për t’u njohur me anëtarë të komunitetit që merren me zhvillimin, dizenjimin, lokalizimin, dokumentimin, dhe promovimin e paketës LibreOffice, si edhe për të mësuar të rejat më të fundit rreth zhvillimit të kësaj pakete. Më specifikisht, axhenda do të përfshijë prezantime rreth praktikave më të mira për migrimet e mëdha në LibreOffice, prezantime teknike dhe rreth modeleve të biznesit, raste të ndryshme studimi mbi përdoruesit, sesione pune në laboratorë, sesione mbi lokalizimet dhe certifikimet si edhe natën e hakimit që do të mbushin programin e konferencës.

Ky event organizohet në Tiranë nga anëtarë të Open Labs Albania, organizata joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 në Shqipëri me misionin për të fuqizuar teknologjitë e lira dhe me kod burimi të hapur si edhe kuturën e hapur, përmes bashkëpunimit me organizata të tjera globale apo lokale që udhëhiqen nga të njëjtat parime, siç janë: The Document Foundation, Mozilla, Wikimedia Foundation, Debian, OpenStreetMap Foundation, etj.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.libocon.org/

Për t’u regjistruar klikoni Këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0