Bashkëpunimi, Komunikimi & Shitjet Efektive

Bashkëpunimi, Komunikimi & Shitjet Efektive


komunikimi

Universiteti i Tiranës, “Fakulteti i Ekonomisë”  &  Qendra e Kurseve & Trajnimve ‘ADAPT’  organizojnë: workshop nderkombëtar me temë:  “Bashkëpunimi, komunikimi & shitjet efektive”.

Fokusi:  Si të krijojmë bashkëpunime efektive, duke rritur aftësitë komunikuese & vetëmenaxhuese. Parimet, konceptet dhe praktikat më bashkëkohore, ofruar nga dy sipërmarrës dhe trajnues profesionistë, nga dy vende të ndryshme të botës dhe me një përvojë të sukseshme ndërkombëtare!

Vikash Gandhi mbi 15 vite eksperiencë në Menaxhim Pronash, Shitje dhe Zhvillim Personal. Investitor Pronash, Trajnues Profesional në Menaxhim Biznesi, Shitje dhe Negocime të pasurive të paluajtshme. Sipermarres & Drejtor i ‘FALCON PROPERTY GROUP’  & ‘WEAVER ROSE ESTATE AGENTS’, Londër, UK

Eno Bajrami mbi 13 vite eksperiencë në Menaxhim, Marketing dhe Trajnime të Zhvillimit Personal & Profesional. Sipermarrës, Trajnues i Çertifikuar, Bashkë-pronar dhe Drejtor i ‘AKZ Creative Studio’ – Agjensi Dizjan & Marketing, Qendrës ADAPT  dhe këshillues privat në menaxhim strategjik, marketing dhe shkenca të vetë-zhvillimit. Leksionet mbahen në gjuhën Shqipe

BILETAT dhe ÇMIMET :

– Hyrja FALAS për studentët e Fakultetit të Ekonomisë & të Fakulteteve të tjera shtetërore dhe private.

– 500 Lekë për publikun & stafet e organizatave të çdo sektori, publik dhe privat

Për INFO dhe REZERVIME :  069 851 0120 / 069 60 64 624

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0