Aplikantët e përzgjedhur do krijojnë skuadrat e tyre në bazë të roleve të një nisme sipërmarrjeje dhe interesave të përbashkëta. Secila skuadër do të përftojë trajtimin e duhur për nisjen e një sipërmarrjeje.
Kurrikula e përdorur është e bazuar në përvoja nga MIT Launch Clubs dhe përshtatja për mjedis real nga përvoja me Kokomo Entrepreneurs.
Skuadrave fituese do ju mundësohet të përdorin ambjentet dhe burimet e Innovation Hub Tirana për 6 muaj për zhvillimin e idesë së tyre!
Të gjithë gjimnazistët e Tiranës janë të ftuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ABG deri më 25 Maj. ABG është një eksperiencë e vlefshme dhe për këdo me anë të përvojës së punës në grup, projekteve të pavarura, dhe aktivizimit në shoqëri.
Lista e fundit e aplikantëve fitues publikohet javën e fundit të Majit.
Në fund të kursit do shpërndahen certifikata për të gjithë pjesëmarrësit. Skuadrave fituese do iu mundësohet të përdorin ambjentet dhe burimet e Innovation Hub Tirana për 6 muaj për zhvillimin e idesë së tyre!
Seksioni 1:
8 Qershor — 15 Qershor
Seksioni 2:
16 Qershor — 23 Qershor
Pagesa: 4500 Lekë
Apliko tek http://albusinessgen.com/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.