5-9 nëntor, nis edicioni i dytë i Javës për Praktikat Profesionale

5-9 nëntor, nis edicioni i dytë i Javës për Praktikat Profesionale


Nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, institucionet ofruese të Arsimit dhe Formimit Profesional, partnere të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J, do të organizojnë edicionin e dytë të ‘Javës për Praktikat Profesionale’!

Lexoni: Java e Praktikave Profesionale drejt përmbylljes. Lançohet në Tiranë Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale

Kjo javë, e cila organizohet në kuadër të ‘Javës Evropiane të Aftësive Profesionale’, përfaqëson një seri aktivitetesh të cilat kanë si qëllim promovimin e rëndësisë së praktikës profesionale dhe programeve të përditësuara të trajnimit sipas nevojave të tregut, për formimin e profesionistëve të kualifikuar të së ardhmes.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve të organizuara nga partnerët tanë!

Intervista për Praktikat Profesionale në biznes, diskutime të hapura, konferenca, vizita në kompani, histori suksesi të praktikantëve dhe sipërmarrësve, shkëmbim i përvojave mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë disa prej aktiviteteve që do të organizohen gjatë kësaj jave në 5 qarqe të Shqipërisë: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Vlorë.

Lexoni: Inovacioni kryefjalë e Olimpiadës së Aftësive

Zbuloni programin për secilin institucion në imazh!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0