160 mijë euro grante nga Forumi për Iniciativa Qytetare për të mbështetur vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë e të rinjëve në Kosovë. - Business Magazine Albania

160 mijë euro grante nga Forumi për Iniciativa Qytetare për të mbështetur vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë e të rinjëve në Kosovë.


granteForumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin LINK Campus nga Italia, dhe mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, janë në fazën e implementimit të projektit “Përshpejtimi i vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”.

Ky projekt do të rris drejtpërdrejtë punësimin e të rinjëve me kushte të vështira socio-ekonomike, duke i nxitur të prezantojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të ndërmarrësisë lidhur me sektorin e bujqësisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Prej datës 26 deri më 29 gusht 2019, 60 sipërmarrësit e përzgjedhur do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para jurisë profesionale dhe 20 prej tyre do të financohen me grante në vlerë 8,000 Euro, dhe poashtu do të kenë mundësinë për të ngritur fonde nga investitorët.

Ftohen të jenë pjesë e eventit të gjithë të interesuarit, sidomos të rinjtë që kanë aspirata për biznesin dhe sipërmarrjen.

BusinessMag do ta mbulojë eventin si partner mediatik.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementohet nga FIQ dhe LINK Campus University.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0