Transformo karrierën tënde me "Akademinë e Kodimit" tek Epitech

Transformo karrierën tënde me “Akademinë e Kodimit”- Event nga Epitech 10/01/2019


Epitech ju fton në eventin prezantues të programit Coding Academy, i cili do t’ju njohë me risitë që sjell në tregun shqiptar dhe mundësitë për të rinjtë për të transformuar karrierën e tyre dhe siguruar një të ardhme të suksesshme ndërkombëtare.

Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë rreth programit Coding Academy dhe Epitech, jeni të ftuar në eventin që do të zhvillohet më datë 10 Janar 2019, tek Hotel Rogner në orën 17:00 deri më 20:00. Regjistrohuni në http://www.epitech.al/Coding-Academy, pjesëmarrja është falas.

Pas një viti të suksesshëm në Shqipëri me pedagogjinë Epitech po hap Coding Academy. Kjo akademi ka dy degë: Code & Go, zhvillim programesh (software) dhe Web & GO zhvillim web. Përmes kësaj akademie ju mund të filloni informatikën nga zero njohuri, mjafton të doni punën dhe të ndiqni logjikën.

Akademia e kodimit nga Epitech u mundëson të rinjvë të marrin e të perfeksionojnë aftësitë e tyre, si dhe të kuptojnë qartë sfidat e web.

Coding Academy, përmes një programi prej 22 javësh, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez Grande Ecole du Numerique dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesinistë të pavarur. Certifikata njihet nga bizneset në gjithë Europën.

Akademia e Kodimit, nga Epitech, ju trajnon në mënyrë efektive në zhvillimin e Web. Ndërkohë, kursi ju nxit dhe të provoni nismat tuaja në fushën e sipërmarrjes.

Përmes këtij kursi siguroni gjithashtu formim në– SEO (kërkim organik), menaxhim stresi, menaxhim projekti (me metodën Agile) dhe njohuri të përgjithshme në fushën e IT.

Kurset zhvillohen në tre sezone Shkurt, Qershor dhe Tetor. Në kursin 22 javë trajnim ka 1 javë në 6 muaj internship. Epitech ka 13 qendra studimore në Francë dhe katër në Europë (Bruksel, Barcelonë, Berlin dhe Tiranë).

Web & Go, është një trajnim i plotë, ideal për t’u bërë një 4a front-end web developer

Aplikimet janë të hapura në http://www.epitech.al/Coding-Academy ose Tirana.coding@epitech.eu, ku parashikohet të ketë vetëm 30 vende për sesionin e parë.

*Aplikoni online, për të kaluar testin e pranimit: logjikës, anglishtes, motivimit. Kusht bazë është përfundimi i studimeve në niveli Bachelor, në çdo fushë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0