Zhvillohet për të tetin vit ICT Awards në Shqipëri, promovon histori suksesi

Zhvillohet për të tetin vit ICT Awards në Shqipëri, promovon histori suksesi


Gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards mbështet ekosistemin e inovacionit dhe të startup-eve në Shqipëri.Kjo paltformë zhvillohet në një format i cili jo vetëm ndërgjegjëson shoqërinë shqiptare rreth konceptit të inovacionit duke organizuar takime, prezantime dhe evente në shkolla, universitete, biblioteka e hapësira inovacioni gjatë një rrugëtimi 3-mujor, startupet të cilat kanë korrur sukses në Albanian ICT Awards sot flasin gjuhën e ekonomisë dixhitale dhe transformimit të sektorëve të ndryshëm përmes inovacionit duke shërbyer si modele për çdo shqiptar që ëndërron për një Shqipëri më të mirë.

Albanian ICT Awards ju fton të bëheni pjesë e ceremonisë së hapjes të edicionit të 8-të me të ftuar ekskluzivë. Gjatë ceremonisë do të shpalosen zhvillimet më të fundit dhe historitë e suksesit nga ekosistemit i inovacionit në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Lexo këtu: ZGJIDHEN MË TË MIRËT E KOMBIT NË TEKNOLOGJI NË EDICIONIN E 7-TË TË ICT AWARDS

Duke ndjekur traditën e misionit, gara është organizuar rreth disa kategorive të ndryshme ku secila prej tyre identifikon dhe shpërblen zgjidhjet inovative për grupmosha të ndryshme si Ylli në Ngritje, platforma të ndryshme si Inovacioni dhe Mobiliteti i Vitit tek sektorë të ndryshëm si Diploma e VititShërbimi Publik i Vitit dhe Siguria Kibernetike e deri tek gjithë-përfshirja sociale si Gruaja në ICT.

Hapja e edicionit të 8-të vjen pak ditë pasi ICT mbylli me sukses edicionin e parë të akseleratorit të parë në Shqipëri Uplift Albania pjesë e të cilit ishin 7 histori suksesi, sipërmarrje e nisma të reja, kompani të themeluara të cilat patën akses në mbi 50 ekspertë të industrisë, u mentoruan nga 21 mentorë nga Shqipëria dhe Evropa. Përgjatë një programi 6-javor trajnimi dhe mentorimi startupet dolën përballë një audience prej 200 personash në ditën finale për çmimin e parë.

Gara Albanian ICT Awards, akseleratori Uplift Albania, dhe qendra laboratorike e ICTSlab përfaqësojnë vizionin e ICTSmedia për një ekosistem inovacioni autentik dhe me identitet plot histori, kulturë, traditë shqiptare.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e ceremonisë së hapjes ftohen të regjistrohen duke plotësuar fushat përkatëse në formularin online: http://bit.ly/2RAHuAo. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe hyrja është vetëm me ftesa.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0