ZAN’ART - Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet! - Business Magazine Albania

ZAN’ART – Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet!

30-04-2025 09:00:00

AIDA në bashkëpunim me MEKI-n ju fton të bëheni pjesë e iniciativës që kombinon traditën me inovacionin për të ndërtuar ura të reja mes brezave.
Në këtë event të veçantë do të mbledhim mjeshtëritë dhe pasionin e artizanëve tanë. Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z. Edi Rama, Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Z. Blendi Gonxhja, artizanëve shqiptarë si dhe partnerëve dhe mbështetësve të këtij sektori.
Ky event ka për qëllim, jo vetëm promovimin, por ndërveprimin me target grupe të interesuara për produktet e tyre duke menduar zhvillimin e këtij zanati. Përmes takimeve, workoshope-ve, ekspozitorët e ZAN’ART do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur si hoteleri-turizem, agroturizëm dhe target grupe të interesuara për sektorin e artizanatit duke i mundësuar zgjerimin e tregjeve. Nga ana tjetër organizimi i tavolinave të diskutimit me aktorë të sektorit dhe institucioneve shtetërore do të adresojë sfidat e artizanatit në Shqipëri dhe planet strategjike. Një mundësi unike promovimi, ndërveprimi dhe diskutimi.

MISIONI
“Zan’Art” synon të krijojë një urë të gjallë ndërmjet brezave, duke i rikthyer artizanatit shqiptar vendin që meriton në shoqëri – jo thjesht si mjeshtëri, por si një formë e gjallë e trashëgimisë kulturore. Ky event do të shërbejë si një piedestal për duar-artët, ata që me pasion dhe durim ruajnë dhe përcjellin vlerat tona kombëtare. Çdo qepje, gdhendje, thurrje apo ngjyrosje mbart një histori – një frymë të hershme që flet për identitetin tonë, për rrënjët dhe shpirtin e këtij vendi.

TARGET GROUP
Pjesëmarrja e 40 ekspozitorëve në ZAN’ART paraqet një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e zanateve të trashëguara brez pas brezi dhe është një thirrje për ta vlerësuar të bukurën e krijuar me dorë. Në këtë ngjarje të rëndësishme do të bashkohen mbi 200 persona pjesëmarrës duke filluar nga artizanët shqiptarë, bashkitë e qyteteve të ndryshme, institucionet kulturore (si: Muzeu, Akademia e Arteve etj), bizneset artizane, tregtarët e produkteve të artizanatit, partnerët dhe mbështetësit e këtij sektori, si dhe institucionet mbështetëse, si dhomat e tregtisë, ambasadat, dhe organizatat zhvillimore.

REZULTATET QË SYNOJMË TË ARRIJMË
• Promovimi i artizanatit shqiptar dhe mjeshtrisë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor.
• Nxitja e ruajtjes dhe zhvillimit të zanateve të trashëguara brez pas brezi.
• Pasurimi i ofertës turistike të Shqipërisë duke ofruar produkte autentike dhe eksperienca unike për vizitorët.
• Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë kulturore dhe ekonomike të artizanatit.
• Shtimi i kërkesës për produktet artizanale në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

📆30 Prill 2025 | 10:00-14:00
📍Hotel Rogner, Tiranë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0