Youth Talks #9 - mirëpret Aneida Bajraktarin - Business Magazine Albania

Youth Talks #9 – mirëpret Aneida Bajraktarin


Eventet Youth Talks janë të ndërtuar sipas konceptit fireside në të cilin kordinatori i eventit, Mateo Prifti zhvillon një bisedë joformale në formën e një interviste përballë një audience live.

E ftuara e radhës në Youth Talks është Aneida Bajraktari.

Aneida është bashkë-themeluese dhe partnere e Ballkan Capital, bashkë-drejtuese e Startup Grind Tirana dhe organizatorja kryesore në Startup Weekend Tirana. Ajo është një lojtare kyçe në ekosistemin e startup-ve në Shqipëri. Fryma e saj sipërmarrëse jo vetëm angazhon dhe frymëzon, por gjithashtu ka kontribuar në nxitjen e inovacionit në vend.

Lexoni: Aneida dhe Ergesti: Startup Weekend, vendi ideal ku të rinjtë mund të provojnë pa frikë

Të gjitha seritë e organizimeve të Youth Talks synojnë jo vetëm angazhimin dhe frymëzimin e të rinjve, por ato janë dhe një iniciativë, e cila bën që të flitet për tema të rëndësishme për të ardhmen për të cilat na duhet të veprojmë. Kjo shihet si diçka edukuese për zhvillimin e liderëve të së ardhmes me fokus primar në aftësitë e tyre për jetën.

Klikoni këtu për të marrë biletën tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0