Cili është roli i të rinjve shqiptarë në zbutjen e pasojave negative të pandemisë COVID-19? Si i kanë prekur kufizimet në lëvizje të rinjtë sa i përket arsimit, punësimit dhe shëndetit mendor? A janë të rinjtë të aftë të dallojnë lajmet e rreme dhe burimet e besueshme të informacionit?
Grupi Këshillimor Rinor i Prezencës së OSBE-së, YAG, ju fton për të folur për këto çështje, në takimin e radhës #YouthTalk (Të rinjtë flasin). Takohuni me ta, në një takim virtual, më 4 gusht, ora 17:00, për të diskutuar për rezultatet e pyetësorit “Rinia dhe COVID-19” të zhvilluar prej tyre dhe për të folur se si e kanë përjetuar të rinjtë karantinën.
Klikoni këtu për t’u regjistruar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.