Worldwide Hotel Technology Conference: Tiranë, 3 Shtator 2021 - Business Magazine Albania

Worldwide Hotel Technology Conference: Tiranë, 3 Shtator 2021

03-09-2021 Join
WHTC20 është e para konferencë që do të mbledhë çdo vit njerëzit me ndikim në industrinë e hotelerisë, me qëllimin për t’i angazhuar ata në një platformë të re shkëmbimi dhe bashkëpunimi përballë sfidave të dekadës së re.
Pronarë, menaxherë hotelesh dhe investitorë do të mblidhen për të diskutuar dhe rrokur risitë dhe metodat më të fundit që mund t’i ndihmojnë ata në përmirësimin e veprimtarive të tyre, të rrisin efikasitetin, të ulin kostot, të rrisin të ardhurat si edhe të eksplorojnë tregje të reja për t’u zhvilluar më tej.
WHTC20 do të jetë konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë së hotelerisë, me mbi 350 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj. Gjatë kësaj konference, kompania Softmogul do të prezantojë risitë që ajo i propozon tregut, të cilat do të bëhen së shpejti tendencat e kësaj dekade në teknologjinë e hoteleve.
I pranishëm do të jetë edhe hotelieri e prezantuesi me famë ndërkombëtare i emisionit televiziv në SHBA “Hotel Impossible”, Z. Anthony Melchiorri, i cili do të flasë rreth potencialit të turizmit në Shqipëri si dhe për rolin e rëndësisshëm që luan teknologjia në hoteleri.
Konferenca do të mbahet në ArTurbina, në datën 3 Shtator.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0