
Python është ndër gjuhët e programimit më të përdorura dhe të preferuara prej vitesh, si edhe cilësohet si gjuha e programimit e së ardhmes. Në kuadër të kësaj EESTEC LC Tirana së bashku me M&M Ivanaj Foundation Institute do të zhvillojnë serinë e dytë të workshop-eve mbi Python me temën: ‘Web Development with Python’.
Python është open source, integrohet lehtë me gjuhët e tjera të programimit, suporton disa platforma, përdor më pak kod dhe mbi të gjitha është i lehtë për tu mësuar.Të gjitha këto e bëjnë këtë gjuhë programimi të vecantë dhe një zgjedhje të shkëlqyer në ndërtimin e websites. Lektori i cili do të zhvillojë workshopin është Johnny Siman, me një ekperiencë disa-vjecare në zhvillimin e workshop-eve mbi Python.
Për sa më sipër, EESTEC LC Tirana ka kënaqësinë t’ju ftojë për t’u bërë pjesë e këtij workshop-i, që do të zhvillohet të enjten, datë 15 Nëntor , ora 15:00, në ambientet e M&M Ivanaj Foundation Institute.
Workshopi do të mund të ndiqet me një fee minimale prej 500 Lek, për të mbuluar kostot e zhvillimit të workshop-it.Në fund, pjesëmarrësit në workshop do të pajisen me certifikatë.
Pjesëmarrja në workshop është e limituar, si edhe pjesëmarresit që do të bëhen pjesë e workshop-it duhet të kenë laptopë personal.
Ju duhet të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda ditës së Mërkurë, datë 14 Nëntor, ora 17:00, në adresën e-mail: bensonbegaj@gmail.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.