Workshop: “Fundraising 101” (Mënyrat e Financimit)


Financimi është një pikë shumë e rëndësishme në vazhdimësinë e një startup-i. Duke parë nevojën që ekosistemi i startup-ve shqiptare ka për informacion rreth kësaj teme, eksperti Igor Madzov do të ndajë eksperiencën e tij me të pranishmit dhe njohuritë e tij rreth “Fundraising 101” apo në shqip, mënyrave të financimit.

Në këtë workshop ju do të keni mundësinë për të mësuar rreth tipeve të financimit dhe fazave të financimit, ndryshimin midis investitorëve, si të përgatitemi dhe të dimë se çfarë kërkojnë investitorët, pas financimit.

Data: 26 Shtator
Vendodhja: @innospace_tirana
Ora: 12:00-14:00

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, shkruani një email në adresën [email protected] me një përshkrim të shkurtër të startup-it tuaj.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale