Women Startup Competition – Kosovë, Edicioni i 7-të  - Business Magazine Albania

Women Startup Competition – Kosovë, Edicioni i 7-të 

Women Startup Competition
10-12-2021 111 Eqrem Çabej, Biblioteka e Re, Lower Level - Corner Office, Prishtinë 10000 Join

Tërhiqni vëmendjen, rrisni pjesëmarrjen e grave, takoni sipërmarrësit dhe investitorët!

Kush është Women Startup Competition ?

Women Startup Competition është një konkurs vjetor për startup-et në Europë. Ajo u themelua me qëllim që t’u japë mundësi grave sipërmarrëse dhe anëtarëve të ekipit të tyre për të takuar investitorë, për të marrë mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Konkursi synon të rrisë raportin aktualisht shumë të ulët të grave në biznes.

Women Startup Competition nisi në vitin 2012, në Budapest, Hungari. Që atëherë, lëvizja ka lulëzuar dhe rritur vazhdimisht, duke tërhequr femrat sipërmarrëse krijuese, të cilat i mbështesim për t’u zhvilluar në sferën e biznesit. Komuniteti dhe rrjeti vazhdojnë të rriten që nga fillimi dhe ne zgjerohemi vazhdimisht gjeografikisht. WSC është i pranishëm në 12 vende europiane duke ofruar gjithashtu seri trajnimesh dhe konkurse.

Qëllimi i Women Startup Competition është të rrisë praninë e grave në biznes dhe për ta bërë këtë, ne ofrojmë trajnime dhe mundësi për startup-e gjithnjë e më shumë të ndryshme me bazë gjinore për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për t’i inkurajuar ato të bëjnë atë që duan.

Seria e konkurseve shton numrin e ndërmarrjeve inovative ku shumica e themeluesve janë gra. Kjo synon të përmirësojë njohuritë e grave sipërmarrëse, t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojë ato, si dhe të lidhen ato me qendrat kryesore të inovacionit të korporatave, kapitalistët, sipërmarrës, investitorët engjëj dhe partnerë të tjerë të mundshëm.

Në Kosovë, VentureUP e hoston këtë event.

Pse duhet të aplikoni?

  • Për të tërhequr vëmendjen, për të rritur pjesëmarrjen e grave në biznes, për të krijuar ekuilibrin gjinor.
  • Rrisni shanset tuaja! Të gjithë fituesit nga eventet gjysmëfinale lokale shkojnë direkt në Ditën Finale Demo.
  • Bëni pyetje! Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë kalojnë njësoj si ju, ju mund të përfitoni nga pyetjet dhe përgjigjet e njëri-tjetrit.
  • Mësoni të kënaqni audiencën tuaj! Merrni sugjerimet më të fundit dhe përmirësoni aftësitë tuaja të prezantimit.

Kush mund të aplikojë?

  • Aplikanti duhet të jetë pjesë e një startup-i të udhëhequr nga CEO femër ose një Startup i themeluar/bashkë-themeluar nga femra ose Startup që ka të paktën 50% femra në ekipin sipërmarrës ose një CEO femër ose themeluese femër.
  • Startup-i duhet të jetë të paktën në fazën MVP ose shumë afër lançimit, pra diçka e prekshme për t’u treguar.

Detajet e eventit:

  • Mentorimi: 10.12.2021, ora 17:00-19:30
  • Gara gjysmëfinale për pitching: 11.12.2021 nga ora 16:00-18:30
  • Vendndodhja: 111 Eqrem Çabej, Biblioteka e Re, Lower Level – Corner Office, Prishtinë 10000

Për më shumë informacion klikoni: https://pozi.io/competitions/7thwsckosovo

Për më pyetje dhe paqartësi klikoni: https://wwwwomenstartupcompetition.com/#16

Për të aplikuar klikoni Këtu:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0